Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

R.I.P “mortatoriumin” e pyjeve, në Parqet Kombëtare vazhdon sëpata

Nga Klodiana 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmbyllur së fundmi një raport për ekosistemin dhe situatën në Parkun Kombëtar të Prespës. Të dhënat e siguruara nga terreni kanë treguar se prerja e pyjeve në këtë park ka vijuar pa marrë parasysh se tashmë ka një moratorium mbi pyjet.

“Grupi i auditimit gjatë vizitave në terren ka evidentuar grupe dhe individë të ndryshëm, banorë të fshatrave brenda Parkut të Prespës, por edhe të fshatit Tren apo fshatrave të tjera, të cilët janë gjetur duke transportuar dru të sapoprerë.

Të gjithë këta banorë janë pyetur nëse janë kontrolluar nga administrata e parkut duke u përcaktuar vendin apo nëse ua kanë regjistruar sasinë e prerë të druve dhe kohën në të cilën janë prerë. Të gjitha përgjigjet e tyre kanë dëshmuar qartë se mbi ata nuk është ushtruar asnjë lloj kontrolli” nënvizon KLSH.

Pyetësorët me banorët

Administrata që kujdeset për Parkun Kombëtar të Prespës duket se nuk ka numrat e mjaftueshëm të punonjësve për të mbikëqyrur terrenin. Banorët e zonës të cilët janë pyetur rreth prezencës së kësaj administrate në terren në shumë raste janë shprehur se nuk ka asnjë kontroll në zonë.

“Duke marrë parasysh përgjigjet e pyetësorëve drejtuar banorëve të parkut në lidhje me kontrollin që administrata kryen gjatë prerjeve të druve të zjarrit 46% e të anketuarave thotë se nuk kryhet asnjë kontroll, 40% janë përgjigjur se kryhet kontroll në nivel mesatar dhe 14% janë shprehur se kontrolli është shumë i lartë” thuhet në raport.

Moratoriumi në letër

Gjatë vitit 2016 dhe deri në shkurt 2017 një nga nismat ligjore më të lakuara ishte ajo e moratoriumit të pyjeve për një afat 10 vjeçar. Por pavarësisht pasqyrimit në media të kësaj nisme ligjore duket se ka lindur nevoja edhe për një fushatë të gjerë informimi e cila ka munguar. Të paktën këtë reflektojnë përgjigjet e banorëve që theksojnë se nuk janë në dijeni.

“Sa i përket pyetjes nëse banorët kanë informacione për prerje të paligjshme dhe tregtim të druve të zjarrit 44% e të anketuarëve janë përgjigjur se nuk kanë asnjë informacion të tillë, 44% janë përgjigjur se kanë informacione të mjaftueshme për një gjë të tillë dhe 12% janë shprehur se kanë shumë dijeni për ngjarje të tilla” vlerëosn KLSH.

Parku Kombëtar i Prespës

Parku Kombëtar i Prespës ka marrë statusin si zonë e mbrojtur në vitin 1999. Ai shtrihet në një hapësirë mbi 27 mijë hektarë në Qarkun e Korçës. Pasuria në florë dhe faunë është e lartë. Në Pjesë e tij janë disa monumente natyre si: venjat e Kallamasitrit, zgavra e Zaverit, dushqet e Manastirit Djellas, ishulli I Maligradit, guret e Mumjes, shpella e Tren.

Po kështu pjesë e tij janë edhe disa objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës si Kisha e Shën Marenes, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë, Kisha e Shën Mërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej