Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Qytetari vë në siklet gazetarët: Klientët dhe budallenjtë s’kanë orar, ju s’jeni klientë (Film)

Nga Media 0

Raportimet e përditshme të gazetarëve dhe zbardhja e ngjarjeve më të fundit i përballin reporterët me qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë qëndrime e perceptime të larmishme për situatat.

Në kërkim të fakteve dhe elementëve plotësues për informimin e publikut, gazetarët e Fierit ju kanë drejtuar mikrofonat fqinjëve të Ervin Memos, i cili i shpëtoi për mrekulli një shpërthimi me tritol.

Përpos fqinjëve që flasin për Ervinin dhe shprehin frikën e përjetuar nga shpërthimi i makinës, për gazetarët ka folur edhe qytetari në këtë video, i cili nuk e merr seriozisht interesin mediatik për të informuar publikun.

Sapo kamerat ndizen dhe mikrofonat pozicionohen para tij, qytetari fillon të artikulojë fjali pa lidhje me ngjarjen për të cilën u pyet, duke  vënë edhe vetë gazetarët në siklet.

Ja biseda e tij me gazetarët:
Qytetari: Tani, klientit dhe budallait nuk i dihet orari. Ju s’jini klientë, i bie që të jeni budallenj….Kam parimin që po u përplasën dy vezë, njëra do thyhet. Kush shkon në burg dhe varr, do marrë çmimin OSKAR. Do veç në gjyq, do një thes me pare….

Gazetarët: Si e njihnit Ervin Memon?

Qytetari: Ervini ka qenë djalë i mirë, djalë për së mbari. Po dihet ajo, kush shkel këtu…këtu s’ka drejtësi. Ka pushtetarë, ndaj i thonë push-tet, se ka pushte atje.

Gazetarët: E keni njohur familjen e Ervinit?

Qytetari: Familje shumë e mirë. Në punën e tyre, njerëz normalë ishin…

Gazetarët: A kishin konflikte?

Qytetari: Në moralin që kemi ne qytetarët, as shikojmë e as dëgjojmë, kupton ti? Unë nuk di të ketë pasur konflikte, nuk ishte njeri që fryhesh, po tani, deti duket i qetë po i ka dallgët poshtë, themi ne përmetarët.

Gazetarët: Ndonjë konflikt i mundshëm?

Qytetari: Konflikt të mundshëm? Më sheh ti mua? Unë s’të shikoj ty.

Gazetarët: Ju banoni këtu?

Qytetari: Unë banoj fizikisht kurse me mendje….

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej