Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qytetarët i bllokuan rrugën, Rama devijon nga fshatrat. Reagon PD: Hajduti ka frikë të përballet (film)

Nga Media 0

Pas bllokimit të rrugës nga banorët e Lezhës, kryeministri Rama është detyruar të devijojë në rrugë të tjera alternative duke shmnagur kësisoj përballjen me banorët e Lezhës.

Sipas korrespondentit të Fax News, Martin Marku ky devijim ka sjellë dhe kaos dhe trafik në rrugët e Lezhës.
Menjëherë ka reaguar dhe deputetja e PD-së Lindita Metaliaj duke e cilësuar veprimin e Ramës, si akt të një burracaku hajdut.

“Hajduti dhe mashtruesi devijon rrugen duke u futur neper fshatra per te mos u perballur me qytetaret.”, shkruan ajo në facebook.

Deklarata e deputetes:

“Hajduti dhe mashtruesi ka devijuar rrugën duke u future nëpër fshatra për të mos u përballur me qytetarët.”

Kjo është protesta e parë, që pason atë të 16 shkurtit, kur protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar qëndruan mbi 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.

Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.

Hajduti dhe mashtruesi devijon rrugen duke u futur neper fshatra per te mos u perballur me qytetaret.Burracaku frikesohet nga revolta qytetare.Nuk ka pare gje akoma!

Publiée par Lindita Metaliaj sur Mardi 19 février 2019

https://www.faxweb.al/video-qytetaret-i-bllokuan-rrugen-rama-devijon-nga-fshatrat-reagon-pd-hajduti-ka-frike-te-perballet/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej