Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Qeveria shqiptare jep “OK” për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë 400kv me Maqedoninë

Nga Klodiana 0

Qeveria shqiptare dha dje miratimin për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë 400 kv ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Projekti që ka marrë mbështetjen e BE-së synon të rrisë kapacitetin e tregut energjetik në rajon. Me ndërtimin e kësaj linje Shqipëria ka mundësi të përfitojë energji më të lirë nga tregu bullgar.

Me ketë investim Shqipëria lidhet me të gjitha vendet fqinjë përveç Italisë me linjat transmetimi të energjisë.

Projekt i lidhjes me Italinë tashmë ka dështuar pasi Kompania shtetërore italiane e transmetimit Terna është duke e zhvilluar këtë transmetimin e energjise me Malin e Zi. Një analizë e Komisionit Evropian për investimet në rajonin e Ballkanit detajon se ndërtimi i linjës së interkonieksionit të energjisë elektrike 400 kV Shqipëri -Maqedoni do të sjellë përfitime shtesë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë prej 314 milionë eurosh.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar korridorin e transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet Bullgarisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë. Seksioni midis Bullgarisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka

përfunduar dhe ndërtimi i linjës kabllore nëndet mes Italisë dhe Malit të Zi është duke u zhvilluar.

Në Shqipëri rritja e ndjeshme në ngarkesës vjetore për shkak të burimeve të reja gjeneruese po ushtron presion mbi sistemet aktuale të transmetimit vë në dukje analiza e KE. Kjo është bërë shkak për ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët vendas dhe bizneset.

Komisioni Europian vë në dukje se sistemet ekzistuese të transmetimit nuk do të jenë në gjendje për të përballuar burimet e reja gjeneruese të planifikuara për zhvilluar në Jugun e Shqipërisë (psh hidrocentraleve në Devoll, Vjosë, dhe kaskadat lumit Osum dhe HEC e tjera të vogla në lumenjtë e Jugut).

Ndaj dhe linja e re e transmetimit me Maqedoninë do ta bëjë sistemin e furnizimit me energji elektrike në jug të Shqipërisë më të sigurte. Të paktën 800.000 njerëz dhe industritë e shumta në Fier dhe Berat, Kuçovë dhe rajonin e Elbasanit do të përfitojnë nga furnizimi i pandërprerë me energji elektrike, thuhet në studim.

Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofruan ndihmë financiare për fazat e identifikimit të projektit, si pjesë e Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.

Projekti është tani në fazën e projektimit të detajuar dhe faza e përgatitjes është për shkak të përfundojë në vitin 2016.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej