Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qeveria propozim për uljen e shkallës së grabitjeve

Nga Klodiana 0

Autoritetet zyrtare pohuan dje se qeveria synon ta ulë në mënyrë të konsiderueshme shkallën alarmante të grabitjeve që ka goditur vendin duke i bindur qytetarët t’i dorëzojnë vullnetarisht paratë e tyre direkt e në xhepin e qeveritarëve.

Prej disa kohësh tashmë, grupe të ndryshme kriminale detyrohen të angazhohen në skema grabitjesh spektakolare si ajo e djeshmja në Rinas, për të tërhequr sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat në mënyrë të pashmangshme hyjnë më pas në një skemë të errët qarkullimi korruptiv i cili si rregull përfundon pikërisht në duart e një zyrtari të lartë.

“Pse të mos i biem shkurt”, propozon specialisti i Ministrisë së Ekonomisë, Nonda Leshko. “Secili nga këto operacione është një shpërdorim i tmerrshëm burimesh njerëzore, resursesh, energjish dhe formash manipulimi mediatik, kur dihet se në fund rezultati do të jetë po ai: një qeveritar i kamur me vilë diku në periferi apo në bregdet, do të marrë një zarf si falënderim për një tender apo Partneritet Publik Privat të fituar nga një kompani fantazmë e ngritur me kapitalin e po kësaj grabitjeje”.

Një analizë e revistës ekonomike “Ordinator” vëren se pavarësisht të gjithave, për tremujorin e parë të këtij viti qeveria gjithsesi ka grabitur tashmë nga qytetarët një kapital që e tejkalon me rreth 230% totalin e pasurive të marra nga hajdutët ordinerë në shkallë republike.

Sipas studimit, gjatë periudhës janar-mars grupi i strukturuar kriminal i përbërë nga qeveritarë të dikastereve të ndryshme, u ka zhvatur xhepave të qytetarëve në formë gjobash të quajtura “taksa” me pretekstin e ofrimit të mbrojtjes apo shërbimeve të tjera të supozuara, një sasi prej 550 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, sasia e plaçkës së të gjitha formave e vjedhur nga hajdutët e rëndomtë, nëse konvertohet në para, nuk i kalon të 20 milion eurot.

Për ekonomistin Leko Xhepi, kjo performancë e dobët nga ana e hajdutëve është e kuptueshme duke qenë se atyre u duhet të përballen edhe me trysninë e frikës se mos arrestohen.

“Konkurrenca në këtë sektor është e padrejtë”, thekson Xhepi, “pasi jemi në kushtet e situatës monopol të vendosur në mënyrë arbitrare nga njëra palë”.

QEVERIA PROPOZIM PËR ULJEN E SHKALLËS SË GRABITJEVEAutoritete zyrtare pohuan dje se qeveria synon ta ulë në mënyrë të…

Publiée par Maçoku i zi sur Mardi 9 avril 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej