Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Qeveria po planifikon të rikthejë taksën e biznesit të vogël?!

Nga Klodiana 0

Ministria e Financave, në paketën fiskale të vitit 2018 po merr në konsideratë që të rivendosë taksën për biznesin e vogël, në kufirin e xhiros nga 2 deri në 5 milionë lekë, që aktualisht është zero. Lëvizja, sipas burimeve në Ministrinë e Financave po studiohet pas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që  ka qenë gjithnjë kundër përjashtimeve fiskale, pasi ato janë burim evazioni. FMN ka pohuan në deklaratën e fundit në përfundim të Artikullit IV se “struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore”.

Në fund të vitit 2015, qeveria shqiptare vendosi që të heqë taksën e biznesit të vogël për xhiro deri në 5 milionë lekë (që ishte 25 milionë lekë në vit), ndërsa për fashën nga 5 në 8 milionë lekë tatimi u ul në 5%, ndërsa për bizneset që kanë një qarkullim vjetor më të lartë sesa 8 milionë lekë, tatim fitimi është 15%. Plani është të taksohen bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë, por deri tani nuk është vendosur se sa do të jetë niveli.

Vendimi u mor pasi aksioni antiinformalitet që u zhvillua me agresivitet në shtator dhjetor 2015 dhe u përqendrua fillimisht tek biznesi i vogël, krijoi pakënaqësi të mëdha dhe uli popullaritetin e politikave të qeverisë.

Por ky përjashtim u konstatua shumë shpejt që u bë burim evazioni. Heqja e taksave dhe vendosja e kufijve të xhiros bëri që prodhuesit të gjendeshin para refuzimit të tregtarëve për të marrë faturë. Kjo do të sillte rritje të xhiros së sipërmarrjeve të vogla, deri në kalimin e tyre në të mesme e të mëdha, pra duke i bërë një biznes objekt taksash.

Të ardhurat nga biznesi i vogël zbritën në rreth 600 milionë lekë në vitin 2016, nga 2 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, para se të hiqej taksa për subjektet me xhiro deri në 5 milionë lekë. Pesha që zënë të arhdurat nga tatimi mbi biznesin e vogël në buxhet është e papërfillshme, përkatësisht 0.5%  dhe 0.1% e totalit në 2015 dhe 2016, por shqetësimi kryesor lidhet me shkëputjen e zinxhirit të deklarimit për shkak të mungesës së interesit të subjekteve të vogla për të marrë faturë.

Ndërsa në buxhet pesha e të ardhurave të biznesit të vogël është e papërfillshme, ajo ishte e rëndësishme për pushtetin lokal (që përdorte të ardhurat nga kjo taksë), i cili u detyrua ta kompensonte përmes shtimit të taksave të tjera si ajo e pastrimit, hapësirës, pronës etj.

Mësohet se ndërkohe, në kuadër të aksionit antiinformalitet që ka nisur nga 1 tetori, tatimet po kalojnë shumë subjekte të vogla në biznese me TVSH.

 

FMN kundër përjashtimeve fiskale

FMN paralajmëroi që në fillim se heqja e taksës për biznesin e vogël do të kishte efekt negativ në luftën ndaj informalitetit, pasi nxitja për evazion masiv do të jetë më e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel, ndërsa të tjera do tentojnë të ndahen që të zbresin në kufirin ku nuk paguhen taksa. Edhe në deklaratën e fundit, FMN thekson se “Autoritetet nuk duhet të japin më përjashtime të reja tatimore, trajtime preferenciale apo të ulin shkallët tatimore. Struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore”.

 

Shkalla tatimore aktuale e biznesit të vogël
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%.

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit.

/monitor

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej