Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Qëndroi me dekada prapa kamerës, vdes Ilia Terpini, dashnori i përjetshëm i të bukurës

Nga Media 0

Ilia Terpini, operatori që qëndroi për 34 vite prapa kamerës, ka ndërruar jetë sot. Një nga operatorët më të mirë të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku prodhoheshin dhjetëra filma çdo vit, në një intervistë të para disa viteve deklaronte: “Kam xhiruar 27 filma artistikë dhe mbi 150 dokumentarë. Të gjithë filmat e Kinostudios janë xhiruar me një kamerë me tre objektiva. Edhe sot e kësaj dite, kur shoh nëpër ekranet jashtë shtetit, vazhdon të përdoret kjo kamerë. Kaq e efektshme është. Për mua ishte e pavdekshme. Kemi pasur edhe tavolina montazhi. Pasi mbarohej filmi së xhiruari, shkonte në laborator, zhvilloheshe duke u bërë nga negativ në pozitiv, e më pas shkonte në repartin e montazhit”.

Aktori Melvan Shanaj e cilëson ikjen e tij si një zbrazëti kombëtare.

“Ka ikur dashnori i përjetshëm i së bukurës. Lajm i hidhur. Ikja e Ilia Terpinit është jo vetëm prekës e i dhimbshëm, por krijon një zbrazëti kombëtare. Ishte jo vetëm mjeshtër i kamerës, dashnor i përjetshëm i së bukurës. I mbetem mirënjohës për gjithë jetën, mësuesit, mikut, bashkëpunëtorit të pakrahasueshëm. Një shkrehje e aparatit të tij, më ka hapur rrugën e ekranit. Pas asaj foto u thirra për kinoprovë në filmin “ I teti në bronx”. Kamera e Terpinit do mbetet legjendë në ekranin e filmit shqiptar. Lamtumirë, mik i të gjithëve”, shkruan aktori.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej