Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Qe palla… Drejtorët që gëlltit Safeti

Nga 27-shi 0

7

Në krye të Kukësit, pas Sulejman Starovës, Shkëlqim Muçës, Hasan Likës, apo Ekrem Spahisë, ishte rradha e Dritan Dervishit për “grushtin” e rradhës

Prej tre sezonësh, Kukësi ka qenë një skuadër e sukseshme, madje jo vetëm brenda kufinjve, por edhe në Europa League. Por sidoqoftë, presidenti Gjici, jo vetëm që nuk është asnjëherë i kënaqur mjaftueshëm, por sajon tërmete të shpeshta në pankina, madje gjithmonë me magnitudë shumë të lartë. Gjithashtu, në të njëjtën kohë Safeti nuk është treguar shumë i dashur as me drejtorët, të cilët në përgjithësi kanë qenë personalitete të spikatur të sportit dhe jo vetëm.

8

Fillimisht skuadra u drejtua nga Sulejman Starova, më pas me rradhë, Shkëlqim Muça, Hasan Lika, së fundi Dritan Dervishi, të gjithë të larguar. Ndërkohë, një fat më të mirë nuk e pati as Ekrem Spahija, i cili iu drejtua shumë i emocionuar poltronit të drejtuesit të lartë të klubit, pa e ditur që nuk është pozicion për t’iu gëzuar gjatë. Tani të presim se cili do të emërohet, për të pritur më pas “grushtin” e rradhës. E sigurtë është që zgjedhja e re do të jetë shumë cilësore.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>