Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Puthja e bekuar e Papës që shëroi vogëlushen nga kanceri

Nga Media 0

Kur Papa Françesku puthi vogëlushen Gianna Masciantonio në vitin 2015, shumë e panë si një sinjal inkurajues, pasi ajo ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Shpresat e mbijetesës ishin aq të pakta sa doktorët i thanë familjarëve që vajza e tyre nuk do arrinte të festonte as ditëlindjen e saj të parë, por ajo ia doli.

Pak ditë pas ditëlindjes, Papa Françesku vizitoi qytetin e saj. Ai e mori në krahë dhe e puthi krejt rastësisht. Që prej atij momementi jeta e Giannas ndryshoi.

Gianna vuan edhe nga histiocitoza, një sëmundje e rrallë gjaku që e bënte të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr tumorin.

Vogëlushja iu nënshtrua kimioterapisë dhe tashmë do të nisë ciklin parashkollor.

“Nga ajo që pashë kur e diagnostikova, nëse do të më thonit që tani ajo do të vraponte dhe do të niste parashkollorin, do të thoja që ishit çmendur. Thjesht ishte e pamundur”, thotë mjeku Phillip Storm.

Për të festuar shërimin e plotë të Giannas, prindërit i dhuruan spitalit pediatrik 50 mijë Dollarë.  Madje ata krijuan dhe një fondacion për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Papa Françesku nuk e dinte gjendjen e saj kur e puthi, por më pas ai u interesua për shëndetin e saj.

Sipas mediave amerikane nuk dihet nëse puthja e tij e shëroi vogëlushen, por zhdukja e tumorit i ka befasuar të gjithë mjekët që e ndoqën sëmundjen e saj.

https://tvklan.al/puthja-e-bekuar-e-papes-qe-sheroi-vogelushen-nga-kanceri/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej