Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Pusi i babit tim…

Nga Klodiana 0

Nga Bledian Koka 

Babi im ka një pus në oborr. Kur e hapi këtu e 5 vjet më parë dhe harxhoi nja 5 milionë lekë për ta bërë e pyeta: “po pusin ç’e do?”

Më shpjegoi që Manza ka prej vitesh probleme me furnizimin me ujë dhe pusi ishte domosdoshmëri, sidomos për një shtëpi private, me qëllim kursimin e ujit të pijshëm që vjen nga ujësjellësi i zonës.

Babi e bëri pusin dhe realisht ai është sot e gjithë ditën, burimi kryesor i furnizimit me ujë të shtëpisë time, uji i cili nuk përdoret vetëm për të pirë, ndërsa nevojat e tjera i mbulon të gjitha. Babi im e bëri pusin i detyruar nga fakti se pas 20 vitesh pritje me sytë nga ujësjellësi i Manzës të kishte furnizimi 24 orë ujë në ditë, u pa qartë se kjo nevojë jetike për një shoqëri normale, nuk do të realizohej kurrë.

E në këtë pikë edhe njëherë si përherë, babi im (punëtori si ai) përveshi mëngët, bëri gati paret dhe ia zgjidhi hallin vetes aty mu në oborrin e shtëpisë, hall që nuk ia zgjidhi kurrë fakti që ka që prej lindjes që paguan taksa për shërbime që si mori asnjëherë.

Por, babi im është njeri që nuk e prish terezinë të protestojë, ai ka ndaluar së shpresuari që qeveria e djeshme, e sotmja apo e nesërmja të mund t’i zgjidhë ndonjëherë, ndonjë hall. Babi, e ka çarë jetën e tij me krahët e tij, (ashtu si edhe babai jot për ty që më lexon) dhe për këtë arsye ai nuk është ankuar kurrë dhe as ka kërkuar shpagim për këtë. Mirëpo, sot babi im nuk e di ende se kryeministri, për të cilin e di mirë që nuk e ka votuar, ka vendosur që të bëjë një Reformë për Ujin.

Babi im nuk e di që Edi Rama, Reformë për Ujin nuk quan zgjidhjen e problemit përfundimtar për shqiptarët dhe furnizimin e tyre me ujë të pijshëm, por quan “reformë” çmendurinë e tij për të detyruar edhe ata që e kanë zgjidhur vetë hallin e ujit të paguajnë për ujin që marrin nën tokë.

Babi im nuk di që tani nuk do të duhet të paguajë vetëm për sahatin që i sjell ujë të pijshëm një herë në 3 ditë vetëm një orë, por i duhet të paguajë edhe për ujin që nxjerr nga toka, pasi investoi aty 5 milionë lekë të thata nga xhepi i tij që s’bëzan.

Atëherë, kur babi im mendoi se e kishte zgjidhur çështjen e ujit pa i rënë në qafë qeverisë, Edi Rama vendosi t’i bjerë kokës babit tim për të vetmin faj se ai vendosi të gërmonte tokën për një pikë ujë. Atëherë, kur babi im iu kthye edhe njëherë modelit të të parëve tanë për të patur një pikë ujë në vegjë, Edi Rama vendosi dje që ta quajë ujin e nëntokës një pasuri të përbashkët, për të cilën kushdo që e përdor duhet të paguajë.

Të njëjtën logjikë nesër, me të njëjtin dell çmendurie, Edi Rama mund të përdorë edhe për ajrin që im atë thith, dhe besomëni ajri i Manzës është një pasuri kombëtare. Përtej humorit të zi që imponojnë aksionet e Edi Ramës, jam i sigurtë që asnjë shqiptar ende nuk e ka perceptuar akoma si duhet lajthitjen: “s’keni parë akoma asgjë” të kryeministrit çatrafil.

Nëse më shumë se një mendje e kthjellët do ta kuptonte realisht se çfarë tha dje Edi Rama në prezantimin e “Reformës së Ujit”, në të parin mendim që do të kishte, do qe: “Nuk ka djalë nëne e bir kurve, të mbushi arkat e shtetit, duke vjedhur në xhepat mia!”

Për gjithçka tjetër ka edhe të dalësh në shesh si popull e të shkulësh nga rrënjët çdo shtyllë që i duket vetja Kryeministër.

/syri.net/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej