Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Puset e naftës janë pa matës

Nga Media 0

Nga Ilir Babaramo

Edi Rama duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga skandali i fundit që ka mbërthyer qeverisjen e tij. Jo vetëm e shiti Tahirin, por po e përdor dhe si bouc emissaire, ose thënë shqip kokë turku të gjithçkaje që ka ndodhur. Por, tigani i madh që është vënë në zjarr duket se nuk ngopet me peshkun që sapo ka dalë nga deti.

Fantazia e tij nuk njeh kufij. Herë duke pozuar me poture përballë fotografëve të kryemnistrisë e herë me deklarata të çuditshme përpiqet të mbulojë skandalin me një qëllim të vetëm: të shmangë vëmendjen e opinionit publik. Marrëzia e fundit ishte ajo se gjithkush që ka një pus në oborrin e shtepisë, nëse nuk vendos matës do burgoset. Ju që keni shpenzuar pesë milionë lekë të vjetra për të hapur pusin e shtëpisë mos u trembni. Rama nuk e ka me ju. E sigurtë që këtë e ka harruar të nesërmen e ditës që e shqiptoi. Ai po kërcen nga huri në hu si një arlekin cirku vetëm të na tërheqë vëmevendjen.
Në fakt ideja e vendosjes së matësve për puset e ujit krijon një asosacion të frikshëm idesh. A kanë matës puset e naftës në Shqipëri? Përgjigjia e kësaj pyetjeje zbulon një nga aferat më të mëdha shqiptare, sepse tregu i naftës në Shqipëri është një sofër qorrash. Përlan kush të mundë. Por, për t’i dhënë përgjigjje pyetjes që bëmë pak më lart e vërteta është fare e thjeshtë: Puset e naftës në Shqipëri janë pa matës. Këtu fillon dhe informaliteti, i cili ka pjellë korrupsion të frikshëm. Dosja e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka çuar për ndjekje penale një nga beniaminët e Gjiknurit dhe Ramës, drejtorin e Albpetrolit, flet për dhjetëra milionë euro abuzime. Për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës askush nuk di saktësisht se sa naftë prodhon Albpetrol, Stream Oil dhe mbi të gjitha Bankers Petrolium. E gjithë kjo sasi shkon për t’u rafinuar tek ARMO, e cila më pas e hedh në tregun shqiptar. Dhe për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës është e mjaft e vështirë për të verifikuar sasinë e naftës shqiptare që po konsumohet prej dy vjetësh në tregun shqiptar. Gjithsesi importi është ulur me 30 për qind.

Gjithçka vërtitet rreth ARMO, kompanisë që prej vitesh i detyrohet mbi 200 milionë euro institucioneve shqiptare si tatimet, sigurimet shoqërore. Ky detyrim ende nuk është paguar, ndërkohë që kompania e rafinimit po grumbullon pothuajse gjithë naftën e nëntokës shqiptare. Askush nuk jep përgjigje të qartë si e shtiu në dorë ARMO-n zotërues i saj. Çfarë është bërë me detyrimet e trashëguara dhe të krjuara rishtas? Askush nuk i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Ndërkohë puset e naftës janë pa matësa. Këtë realitet nuk e mbulojnë dot as poturet dhe as shashkat se do burgoset kush nuk vë matës për puset e ujit në oborret e shtëpive.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej