Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Publikoi aferat e kryeministrit, vritet me bombë gazetarja në Maltë

Nga Media 0

Daphne Caruana Galizia, gazetarja që ka publikuar skandalet e Panama Papers, në të cilat përfshihej edhe kryeministri i Maltës është vrarë këtë të hënë.

Ajo ndërroi jetë këtë pasdite pranë shtëpisë së saj në Maltë, pasi makina e saj pati një shpërthim të fuqishëm me bombë.

Me shkrimet e saj kundër korrupsionit ajo kishte tërhequr lexues të shumtë, ndërsa në fokus të publikimeve të fundit kishte kryeministrin maltez dhe ndihmësit e tij më të afërt të përfshirë me kompanitë offshore.

Ndërsa asnjë grup apo individ nuk ka marrë përsipër sulmin, Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca ka bërë thirrje për qetësi.

Në këto momente, kur vendi është i tronditur nga një sulm i tillë, unë i bëj thirrje të gjithëve që të masin fjalët e tyre, të mos gjykojnë dhe të tregojnë solidaritet“, tha ajo.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej