Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Publikohen pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së Artan Cukut

Nga Loneta 0

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së ish-drejtorit të policisë Vlorë, Artan Cukut.

Në pamjet e shpërndara për mediat, duket një person me kapuç dhe me shall, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish drejtuesi i Policisë Artan Cuku.  Policia kërkon ndërkohë edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku”- sqaron policia.

Po ashtu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.

Tiranë, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve!Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish drejtuesi i Policisë Artan Cuku. Policia kërkon nderkohë edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku. Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

Posted by Policia e Shtetit on Friday, April 14, 2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej