Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Publicisti britanik mahnitet nga Grida Duma: Kam punuar 53 vjet gazetar, por kurrë s’kam takuar si ajo

Nga Media 1

Gazetari britanik Ian Pelham Turner ka vlerësuar maksimalisht figurën e një prej grave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike, Grida Dumën.

Kjo e fundit ka dhënë një intervistë për Turner, duke bërë që publicisti të mahnitet nga demokratja. Këtë ai e ka treguar nëpërmjet një komenti, ku shkruan se ka punuar si gazetar prej 53 vitesh, por intervista me Dumën është një nga më të pëlqyerat dhe se është shumë i nderuar që e ka takuar.

Gjithashtu Ian Pelham Turner shprehet se Duma është një femër inteligjente, që flet me ndjenja dhe pasion.

“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shprehet gazetari i njohur për deputeten e Partisë Demokratike.

https://tiranatoday.al/publicisti-britanik-mahnitet-nga-grida-duma-kam-punuar-53-vjet-gazetar-por/

Loading...

Komente (1)

  1. Mendoj! Nqs k.Ministri jep dorheqjen, çdo gjë kalohet qetësisht.
    Krijohet një qeveri jo petiake per të krijuar, mundësisht, zgjedhje të lira, pa manovra…
    Populli të votojë kandidatin per deputet, jo per partit politike.
    Kam shum per të thënë, por po u bë kjo, mjafton.
    Ata që do fitojnë, le ta drejtojnë këtë Popull….

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej