Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Pse vajzat e edukuara thonë “më fal” kur qeshin me të madhe?

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli
Bionde. E veshur me shije. E kuruar në çdo detaj. Një fustan bardh e zi të hekurosur mirë, që i bindej çdo lëvizje të saj. Këmbën mbi këmbë dhe një palë taka tejet elegante. Bashkë me shoqet e saj erdhën krejt qetësisht dhe u ulën në tavolinën ngjitur me mua. Librin që mbaja mbi tavolinë e kisha lexuar tashmë dhe po prisja të zonjën t’ia dorëzoja, celulari s’po më ngjallte interes ndaj u mundova të mendoj sa më larg që të mos e dëgjoj bisedën e tyre.
Ia dola. Kisha shkuar në Peru. Para pak ditësh lexova se në Machu Picchu ka pasur rrëshqitje dherash dhe po mendoja vallë a do shkoj dot ndonjëherë pa e përpirë toka atë mrekulli? Por një moment, një qeshje që u dëgjua në të gjithë lokalin më detyroi të kthehesha nga Peruja.
“Hahahahaha”, e dalë nga shpirti. U ktheva duke qeshur dhe pashë bionden . “Më fal”, tha. “Ç’më fal, o sa mirë që po qesh”, iu përgjigja. Qeshnin me të madhe dhe duket sikur kërkonin miratim nga lokali nëse mund ta bënin. Tre kolege që po bisedonin pa celularë në duar dhe po qeshnin krejt në kundërshtim me normat e “vajzave të mirëedukuara”.
U larguan. Më tha prapë ” na fal ë”. Fillova të mos ndihem mirë. Unë do doja t’i kisha falenderuar. Falë tyre qesha edhe unë e nuk u ndjeva çuditshëm se isha vetëm në tavolinë e do më merrnin për të çmendur. Ose në djall kjo punë e çmendurisë, falenderuese se qesha. Kaq. Fundja çfarë dua më shumë në jetë se të qesh?

Pse një vajzë duhet të thotë më fal kur ndjen? Ndjen të qeshë dhe e bën. Qytetet e mëdha janë epiqendrat e buzëqeshjeve. Buzëqeshin shitëse, recepsioniste, vajza pritëse në hyrje të lokaleve, menaxhere, drejtoresha. Buzëqeshin gjithë ditën për mirësjellje a detyrim, ndërsa në vetvete fshehin trishtimin apo mërzinë e vërtetë të jetës hera-herës të vështirë.

Vajza që qeshin me të madhe sheh para një gote vere a koktejli, po ashtu lirshëm ndërsa në dorë mbajnë një kakao, krejt pak.

Dhe kur e bëjnë në jo pak raste, si të zëna në faj nga një normë e pashkruar etike detyrohen të thonë “më fal”.

Qeshni, të qeshim. 🌞

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej