Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Pse nuk do të duhej të shkëmbehen territoret  e as  popullata?

Nga admin 0

Nuk mund të themi se Kosova dhe Serbia si dy shtete kanë apo nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por kemi të bëjmë me dy popuj që ka kuptimin raportet shqiptaro-serbe. Ne, shqiptarët nuk jemi në territore të huaja, por serbët janë në territoret tona stërgjyshore. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet të shkëmbehen territore e as  popullata. Nuk mund dhe nuk kemi asnjë të drejtë të japim apo shkëmbejmë territorin tonë që na përket neve.

Nga Mr.Sc. Refik Hasani*

Lufta shqiptaro-serbe, asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë kombëtare, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim, pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdojë në forma e mënyra të kohës.

Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët, aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për “normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe”. Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale, e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta.

Të kërkojmë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe caktimin e kohës për shkëmbim të ambasadorëve. Këto bisedime, pas shpalljes pavarësisë, tani festohet një dekadë nga shpallja e Republikës së Kosovës, do të jenë të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkojë faktori ndërkombëtar, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët.

Jo shkëmbim i popullatës, ideja e shkëmbimit njerëzor të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet.

Në këtë projekt humbës do të jemi ne, shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje e bën popullatën banore të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur, se edhe nuk do të ndodhë në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar ka përgjegjësinë dhe nuk duhet të lejojë që të ndodhë një shkëmbim mes të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit.

Jo shkëmbim i territoreve, sepse ne, shqiptarët nuk kemi si të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë hapësirat tona etnike. Për serbët vendorë të Kosovës, po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht.

Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytet i trungut shqiptar. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë kombëtar nuk jepen për pjesën tonë. Interesi reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimi i raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do fiton dhe afrohet më afër me NATO-n, ndaj duhet të pranojë Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështirë e ka të pranojë që në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror.

Në këto bisedime duhet të shtrohet drejt dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, të mbetur nën administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillojë faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt.

Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, gjë që do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet së paku një treg unik dhe fillohet të bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.

* Autori është nga Zarbica e Bujanocit, i diplomuar në Master Shkencor, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur si: rikonfirmimit të Referendimit më dt.1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, Inicimin që të miratohet një rezolutë nga Parlamenti i Kosovës, formimi i një Komisioni miks nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të zyrës së dy kryeministrive, formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej