Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Pse kanë frikë nga Çështja Çame?!

Nga 27.al 0

Nga Julian Hoxhaj

Në 26 vjet e kusur, politika dhe politikanët shqiptarë kanë treguar, përulje, naivitet, mungesë integriteti dhe dinjiteti politik ndaj fqinjëve. Shqipëria nuk ka nevojë për fqinjësi të mire, nëse ajo nuk është reciproke. Ndaj sot që Çështja Çame rikthehet si diskutim mes fqinjësh, politika shqiptare nuk ka guximin të artikuloj qartë dhe prerazi një të vërtetë që lidhet me dinjitetin e një kombi të tërë. Kush e ka frikë Çështjen Çame?!

Më shumë se sa vetë Greqia, hera-herës më të trembur nga Çështja Çame janë politikanët shqiptarë.

Tashmë që PDIU e ktheu këtë kauzë në një çështje të të drejtave të njeriut, duke ia imponuar Europës ta njohë, në Shqipëri politika vijon të jetë e pabashkuar, madje nuk guxon ta përshëndesë në mënyrë solemne këtë arritje të madhe kombëtare. Tani, që Çështja Çame është futur në rrugën e njohjes si realitet ekzistent nga Europa, në Shqipëri shumë i tuten fuqizimit të një partie politike si PDIU, sepse arriti të kryejë një mision. Po pse kanë frikë?! Kanë, sepse kjo parti, pavarësisht misionit konkret dhe prioritar për zgjidhjen e Çështjes Çame, ka qenë gjithmonë në kahun e interesit kombëtar. Ka guxuar të ndërmarrë nisma që partitë e tjera as që kanë pasur mirësinë të ngrejnë kartonin për t’i votuar. Po i friken dinjitetit, i friken mbrojtjes së familjes, së shoqërisë, dënimit të xhelatëve të diktaturës, i tremben tmerrësisht hapjes së dosjeve.

Mos kini frikë, sa më shumë të mbroni interesin kombëtar aq më shumë do ju duan shqiptarët. Ndoshta kjo është arsyeja e frikës, PDIU fiton simpatinë e shqiptarëve, sepse të paktën deri më tani ka guxuar të mbrojë interesin kombëtar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>