Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Pse janë gdhendur emrat e qyteteve shqiptarë në fasadën e Parlamentit të Greqisë?

Nga Media 0

Korça, Himara, Gjirokastra, por edhe Borova, Trebeshina e Tomorri, janë emra të gdhendur në murin e Parlamentit të Greqisë, sepse këto treva cilësohen territore helene

pllakata-grekeNë murin e Kuvendit grek janë gdhendur në mermer, emrat e disa prej qyteteve shqiptare, si Korça, Himara, Gjirokastra, por edhe Borova, Tomorri, Trebeshina. Në mbishkrimin që gjendet në fasadën e Parlamentit në Athinë, për qytete fshatra e male të Shqipërisë, cilësohet se ato janë pjesë e territoreve greke.

Mbishkrimet e shkruara me gërma kapitale greke dhe mjaft dukshëm në fasadën e mermertë të Parlamentit të Greqisë, sipas autoriteteve greke, janë  toponime të vendosura prej tyre për qytetet, fshatrat e malet shqiptare. Emrat e gdhendur në fasadën e Kuvendit të Greqisë, tregojnë vendet ku kanë rënë ushtarët greke. Në krye qëndron emri PINDI që banohen me shumicë vllehe.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>