Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

PS-LSI i kërkojnë KQZ-së shtyrjen e afatit për regjistrimin në zgjedhje

Nga Skenderi 0

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë dërguar sot një shkresë zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku kërkojnë shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Sot më 19 prill është data e fundit kur mund të regjistrohen koalicionet por kriza politike e shkaktuar nga PD, e cila vazhdon të deklarojë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, ka bërë që PS dhe LSI të kërkojnë shtyrjen e afatit për regjistrimin në zgjedhje. Me shtyrjen e  afatit të regjistrimit kërkohet kohë për negociata me PD-në me qëllim që të mundësohet hyrja në zgjedhje e opozitë

Letra e plotë e PS-LSI dërguar në KQZ në afatin e fundit (19 prill)

Me anë të këtij komunikimi, në respekt të neneve 64 dhe 65 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 i ndryshuar, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i cili rregullon përkatësisht në lidhje me regjistrimin e partive politike në zgjedhje si dhe në lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, duke parashikuar si afat periudhën kohore “jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve” dhe, duke pasur parasysh që afati në lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore përmbushet në datë 19.04.2017, në mbështetje të neneve 41 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative, ju drejtohemi me këtë kërkesë:

Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18.06.2017.

Në këtë kontekst social-politik i cili nuk mund të neglizhohet nga asnjë institucion publik në vend e, aq më pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkojmë nga ana juaj një qëndrim në lidhje me mundësinë për të shtyrë afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore (neni 65 i Kodit Zgjedhor).

Në gjykimin tonë, tejkalimi i afateve të parashikuara nga nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor me disa ditë, ndërkohë që nuk do të sillte asnjë pasojë penalizuese, nga ana tjetër do të kontribuonte për të krijuar hapësira për të siguruar një proces sa më gjithëpërfshirës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej