Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Proteza 4 mijë euro, pacientët nuk i paguajnë dot

Nga Media 0

Kam nevojë për protezë. Të parën e bëra, se me lekët që mblodha kur vdiq nëna, bëra këmbën. Tani më ka kap kjo tjetra. Doktorët më thonë duhet bërë sa më shpejt, por proteza nuk ka.

Kështu u shpreh Mirela Zefi, por si ajo, që kanë nevojë për protezë të kockave, ka shumë dhe të pamundur për të përballuar vetë çmimet e larta. Mirelës i duhen 4000 euro për këmbën, por ajo nuk i del ta përballojë.

“Unë gjysmë pensioni marr nga këmba e parë dhe 100 mijë lekë nga pensioni i motrës, që është invalide, se jetoj me të”, shprehet Mirela.

U tha se paisjet mjekësore siç janë protezat, lentet e syve e të tjera, janë futur në listë me rimbursim, por siç duket ato nuk u rimbursohen të gjithëve. Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion e 300 mijë eurosh për rimburismin e protezave për pacientët e QSUT-së, spitalin e traumës dhe atë të Durrësit.

Ndërkohë që spitalet rajonale kanë fond më vete, por sërish është e pamjaftueshme. Vetëm në spitalin e traumës në Tiranë, janë në pritje 1300 pacientë me probleme reumatizmale për të përfituar proteza me rimbursim pa llogaritur këtu numrin e atyre që aksidentohen çdo ditë apo plagosjet me armë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej