Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protestoi mbi skelën e kryeministrisë, 80-vjeçari nga Lezha: Do vazhdoj deri sa të më dalë shpirti

Nga Klodiana 0

Ndue Fuga, është 80-vjeçar nga fshati Fishta e Lezhës i cili në protestën e 16 shkurtit ishte ndër përsonat e parë që kaloi kordonin e policisë dhe më pas hipi në verandën e kryeministrisë. Për këto veprime ai u ndalua një natë më parë nga policia dhe qëndroi për disa orë në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Tiranës.

Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për protestuar kunder kryeministrit Edi Rama.

Ndue Fuga thotë se nuk ka frikë dhe se rezistenca e tij do të jetë e vazhdueshme deri në rrëzimin e Edi Rames.

“Kam një iniciativë të madhe për të rrëzuar PS-në. Do të vazhdoj deri sa të më dalë shpirti. Jam i vendosur ti shkoj deri në fund deri në vdekje” thotë i moshuari. 

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje (17 shkurt)  nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt. Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

http://www.oranews.tv/article/po-hetohet-ne-liri-80-vjecari-nga-lezha-nuk-trembem-do-jem-dhe-te-enjten-ne-proteste

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej