Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protestë kundër Ramës në Fier, qytetarët përplasen me policinë, plagoset efektivi (film)

Nga Media 0

Në Fier është duke u zhvilluar sërish një protestë ditën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i cili ndodhet në një aktivitet në këtë qytet. Qindra qytetarë janë duke protestuar pak metra larg aktivitetit të Ramës.

Drejtori i Policisë së Fierit është përpjekur të largojë protestuesit, të cilët ndodhen afër aktivitetit të Ramës por kjo nuk pati rezultat.

Protestuesit janë përplasur me policinë pasi janë shprehur se duan të protestojnë. Nga kjo përplasje është plagosur një polic pasi është qëlluar me sende të forta në kokë.

Luan Baci, kreu i PD-së Fier deklaroi se po i provokon policia. “Na  shkojnë me inat dhe na provokojnë. Policët shajnë protestuesit. Protestuesit do të reagojnë por ne po protestojmë qetësisht”, u shpreh Baci. Nga tjetër policia ka bërë thirrje që të ruhet qetësia që të mos ketë tensione.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Poshtë diktaturës” janë thirrjet e protestuesve që kanë edhe vuvuzela nëpër duar.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një aktivitet në Fier dhe më pas pritet të vizitojë kishën e “Shën Kollit” në Kajan të Roskovecit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej