Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Protesta në Shkup kundër gjuhës shqipe

Nga Skenderi 0

Disa protestuesnë Shkup kanë dalë nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër gjuhës shqipe dhe kundër Bashkimit Evropian. Ata protestojnë kundër përfshirjes së propozuar të partive shqiptare në koalicionin qeverisës në Maqedoni.

Mijëra demonstrues mbrëmë u ndalën para Kuvendit të Maqedonisë dhe kërkuan zgjedhje të reja, ndërsa i kritikuan përsëri planet e partnerëve të koalicionit qeverisës për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në këtë vend.

Protestuesit, po ashtu, e kanë përshëndetur presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të cilin është raportuar se ka refuzuar të takohet me politikanin suedez, Carl Bildt, që është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, gjatë vizitës së tij të djeshme në Shkup.

Vizita e zotit Bildt kishte për qëllim përpjekjet për ta ndihmuar Maqedoninë në zgjidhjen e krizës së thellë politike dyvjeçare. Partia e deritashme në qeveri, VMRO-DPMNE, për javë të tëra në mënyrë të suksesshme e ka bllokuar formimin e koalicionit qeverisës dhe zgjedhjen e krytearit të Kuvendit të Maqedonisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që t’i ndalë taktikat penguese, nga të cilat është zgjatur kriza e gjatë politike në Maqedoni./REL

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej