Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta/ Kuvendi publikon rendin e ditës, s’ka ende orë për seancën

Nga Klodiana 0

Ndërsa opozita pritet të mbajë nesër në orën 10:00 protestën e radhës, këtë herë para parlamentit, ky i fundit ende nuk e ka një orë se kur të do mblidhet.

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur në faqen zyrtare të Kuvendit pasqyrohet rendi i ditës së bashku me orën e mbledhjes së deputetëve, për seancën e nesërme kemi një rend dite të përcaktuar, por ajo që mungon në urdhrin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është ora se kur duhet të mblidhen deputetët.

Burime nga Kuvendi thanë se ende nuk kanë vendosur se kur do të zhvillohet seanca e nesërme, dhe për këtë do të njoftohet në një moment të dytë. Nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si cdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila përkon në të njëjtën orë.

Pas 16 shkurtit, kryedemokrati Basha u shpreh se e ka lexuar qartë mesazhin e qytetarëve, cka pasoi vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve. Vendim që nuk është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në vend, për të cilët një veprim i tillë do të minonte demokracinë, por kryedemokrati Basha dhe aleatët e tij, duken të vendosur për të mos patur kthim  pas.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej