Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Protesta e Shoqatës Çamëria/ Idrizi: Jemi këtu se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe ekzistojnë

Nga Klodiana 0

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se grekët në Shqipëri kanë ardhur si pushtues.

Gjatë protestës paqësore të Shoqatës Çamëria përpara Ministrisë së Jashtme, Idrizi tha se ne jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe ekzistojnë.

“Marrëveshja për toponimet, nuk i mundëson dot të parëve që të njohin vendin e tyre. Nuk merr dot pasaportën shqiptare babai im, pasi është ndërruar toponimi i vendin. Ushtarët grekë kanë ardhur si pushtues në Shqipëri. Ulën flamurin shqiptar vunë tabelat greke. Sot ato janë varreza historike do bëhen me ceremonial shtetëror. Ne nuk kemi frikë por e dimë shumë mirë dhe këtu i referohemi deklaratës së Papulias që tha se këta ushtarë kanë rënë për atdheun e tyre. Jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe ekzistojnë. As të vdekurit nuk do t’i trajtojmë njësoj. Mirë që nuk vlejnë për Kotzias, por nuk mund ta lejojmë që mos të vlejnë as për ministrin shqiptar”, deklaroi Idrizi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej