Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e opozitës/ Gramoz Ruçi anullon zhvillmin e seancës (film)

Nga Klodiana 0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar anullimin e seancës që do të zhvillohet nesër në Parlament për shkak të protestës së opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Ruçi renditi arsyet, të cilat e detyruan të anulojë seancën plenare.

ERTV Live😊: Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mesazh për opinionin publik

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 20 février 2019

“Ndoqa nga afër, nga fillimi deri në fund për pesë orë rresht  protestën e 16 shkurtit. Po ndjek me shumë shqetësim veprimet e partive opozitare për djegien e mandateve parlamentare. Po ndjek me vëmendje, vendimin dhe përgatitjen e opozitës për protestën e 21 shkurtiit pranë sallës së Kuvendit, në të njëjtin datë dhe orë me seancën parlamentare. Duke pasur parasysh informacionet dhe ruajtjen e integritetit të deputetëve të Kuvendit. Të më mirëkuptojnë për të mos zhvilluar seancën parlamentare më datë 21 shkurt. Nuk gjykoj të udhës që një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë jashtë saj.”- u shpreh Ruçi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej