Duke prezantuar platformën për çliruar zgjedhjet nga krimi, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë edhe dy propozime për reformën zgjedhore. Basha është shprehur se Parlamenti i Shqipërisë duhet të ndahet në dy dhoma dhe të ketë jo më tepër se 100.
“Shitblerja do të konsiderohet jo vetëm si korrupsion zgjedhor, por kërkon një sërë masash të tjera që nisin që në gjenezë, 6 muaj para zgjedhjeve. Prandaj është i rëndësishëm financimi i partive, financim 100% shtetëror. Kompanitë që financojnë parti politike të përjashtohen nga tenderët shtetërore dhe koncensionet dhe së katërti, përdorimi i teknologjisë në votim. Reduktim te numrit te deputeteve ne 100. Parlament me dy Dhoma. Për këto të fundit duhet diskutim me vonë pasi sot fokusi është tek dekriminalizimi i zgjedhjeve”, deklaroi Basha.