Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pronarët e mediave të mëdha injoruan protestën/ Gazetarët: Më e rëndë se dhuna mbi ne

Nga Ejona 0

Gazetarët ditën e sotme kanë mbajtur një protestë para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme duke i kërkuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të shkarkoj truprojën e saj dhe gjithashtu të kërkoj ndjesë publikisht.

Protesta është nxitur prej dhunës që truproja i Markut ka ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës.

Por ajo që është vënë re ditën e sotme është fakti se vetëm FaxNews, VOA dhe “Shoqata e Gazetarëve” e kanë mbështetur dhe transmetuar këtë protestë.

‘Braktisja’ nga ana e pronarëve të mediave por edhe nga ana e ‘Shoqatës së Gazetarëve’, tregon hapur mungesën e mbështetjes dhe respektimit të gazetarit, duke bërë kështu që figura dhe integriteti i tyre të jetë i cënueshëm në çdo moment.

Duket se përpos reagimeve të gazetarëve të rinjë, të moshën 20-26 vjeç të pakt kanë qënë ata gazetarë, tashmë të vjetër në profesion që kanë reaguar.

Ditën e sotme më anë të një postimi në Facebook,  drejtoresha e Fax News, Nertila Spiri, ka reaguar duke u shprehur se: Te injorosh gazetaret e terrenit që mbajnë në këmbë redaksitë është më e rëndë se dhuna mbi ta. Asnje TV nuk e transmetoi live, përjashto FaxNews, sigurisht nuk mund të mungonte Zëri i Amerikës.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej