Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Prokuroria pushon hetimet ndaj shetasit izraelit: Paisja nuk realizon përgjime

Nga Skenderi 0

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për shtetasin izraelit Yoram Frig, i cili u ndalua disa ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet në valixhe një pajisje e cila dyshohej se ishte përdorur për përgjime.

Sipas Prokurorisë nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se pajisja e përdoruar nga izraeliti në Shqipëri, nuk realizon përgjime.

Vendimi është marrë nga prokurori Ndini Tavani i cili pas ekspertizës së pavarur ka marrë përgjigjen se pajisja “Omni Spectral Correlator 500” nuk kryen përgjime dhe s’ka aftësi përgjuese por është vetëm një lokalizues paisjesh të vendosura për përgjime.

Në të njëjtin vendim për pushimin e hetimeve prokurori Tavani ka vendosur dhe kthimin e pajisjes dedektuese në pronësi të izraelitit.

Shetasi izraelit kishte ardhur në Shqipëri pasi ishte punësuar nga një biznesmen sshqiptar për të kryer disa investigime me lidhje me lokalinim e paisjeve përgjuese  në ambjetet e banesës dhe zyrës së tij.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej