Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Prokuroria: Kemi dyshime se Tahiri është pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, kemi biseda kompromentuese

Nga Media 0

Prokurori Besim Hajdarmataj ka deklaruar përpara anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve se ka dyshime mbi përfshirjen e Saimir Tahirit në grupin kriminal “Habilaj”.

Ai tha se rezultojnë punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht drejtues të Policisë së Vlorës.

Provuam se në fshatin Babicë ishin të magazinuar një sasi lënde narkotike, e magazinuar dhe e bërë gati për t’u trafikuar në Greqi apo Itali. Kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. Jemi kufizuar sepse kishim informacione dhe të dhëna se edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet kryesisht të policisë së Vlorës për të cilët vijon edhe hetimi aktualisht. Aktiviteti i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj ka filluar që në vitin 2013. Çështja është regjistruar nga drejtësia italiane. Ne kemi regjistruar procedim për deputetin Tahirin, pasi rezultonte që nga të dhënat e bëra publike, kishte biseda komprometuese në lidhje me të, qoftë për pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por bëhej fjalë për marrje dhe dhënie mit, dhe jemi përpara veprës së korrupsionit. Nga bisedat Habilaj dhe Çelaj krijohet bindja se në këtë aktivitet është edhe deputeti Tahiri”, tha ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej