Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Prokuroria heton ILDKPI-në, asnjë kallzim në 30 muaj

Nga Rexhina Biba 0

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal për ILDKPI-në, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, insitucion që drejtohet nga Shkëlqim Ganaj.

Burime për Report TV nga organi i akuzës bëjnë të ditur se hetimi  kryesisht ka nisur për ILDKPI-në, pasi më shumë se 30 muaj nuk ka bërë asnjë veprim, për të kallëzuar apo referuar materiale për pasuritë e personave, të cilët kanë detyrim deklarimin e pasurive.

Sipas ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka rol kryesor, në procesin e vettingut.

Pas emërimit të Adriatik Lallës në krye të prokurorisë, Kuvendi me votat e të djathtës, asokohe në pushtet vendosi në postin drejtues të ILDKPI, Zana Xhukën. Kjo e fundit u shkarkua pas 14 muaj drejtimi të Inspektoratit, ndërkohë që u bë objekt i një komisioni hetimor parlamentar.

Në bazë të një procedure të rrallë parlamentare u mandatua si kryeinspektor i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj. Roli i tij në krye të këtij institucioni, jo pak herë është kritikuar nga opozita, për anshmëri politike.

/report.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>