Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Prokuroria: Gruevski e ka planifikuar arratisjen dy muaj para

Nga Klodiana 0

Nikolla Gruevski s’ka ikur në momentin e fondit, por e ka planifikuar arratisjen në detaje, shprehen burime nga Prokuroria për  TV Telma.

Ata pretendojnë se ai nuk e ka thënë të vërtetën dhe ka manipuluar publikun për shkak se në hetime janë mbledhur dëshmi ku vërtetohet se ai ka nisur të planifikojë arratisjen dy muaj para, në shtator. Kjo përputhet me njoftimet e PSP-së se ai pikërisht në shtator ka tërhequr paratë nga llogaritë bankare në Maqedoni, rreth 200.000 mijë euro dhe që kaloi pa u vënë re nga organet kompetente dhe hetuese.

Prokurorja Vilma Ruskoska për TV Telma deklaroi se është e pritshme që Gruevski të mos zbulojë detaje për arratisjen dhe ndihmën eventuale.

“Që nuk dëshiron të thotë është normale. Nëse e thotë do të duhet të zbulojë kush apo cilët i kanë ndihmuar gjatë arratisjes”, tha Ruskovska.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej