Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Prokuroria e Katanias ka nisur hetim për Tahirin, por s’ka lidhje me dosjen e bujshme

Nga Klodiana 0

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një kronologji të çështjes Tahiri si dhe ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen.

Hoxha tha se më datë 27 tetor, Prokuroria e Katanias ka nisur një procedim individual, jo si pjesë të dosjes “Habilaj” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky vendim i Prokurorisë së Katanias, që sipas gazetarit Hoxha pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, erdhi 4 ditë pasi vetë Tahiri u paraqit në këtë Prokurori për të marrë një vërtetim ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij, shkruan BalkanWeb.

“Çështja është regjistruar në Prokurorinë shqiptare me datë 17 tetor pas lajmit nga mediat italiane se ishin arrestuar Habilajt. Më pas Prokuroria e çon materialin në Kuvend, që të autorizohej arresti për Saimir Tahirin. Me datë 23 tetor, Tahiri mori një vërtetim në Prokurorinë e Katanias ku thuhej se nuk kishte një hetim apo procedim ndaj tij. Në dijeninë time është në procedim individual të nisur më 27 tetor, dhe jo si pjesë e dosjes Habilaj, nga Prokuroria e Katanias. Tani kemi një hap zyrtar, që do ndihmojë për të hedhur dritë edhe në zhvillimet në Shqipëri. Duke qenë se Gjykata në Shqipëri u përfshi në një lojë politike, humbi paanshmërinë. Do kemi një përgjigje nga një prokurori e specializuar siç është ajo e Katanias, në lidhje me Tahirin. Nisja e procedimit penal nuk do të thotë se personi në fjalë është fajtor,” tha Hoxha.

Gazetari tha se se Prokuroria e Katanias po mbledh informacione në lidhje me hetimin, por ende nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit apo të ketë lëshuar një urdhër-arresti për Saimir Tahirin.

“Prokuroria e Katanias ka nisur të mbledhë informacion, por nuk ka një komunikim që ta ketë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe të ketë lëshuar urdhër-arresti. Kjo është e reja në Itali. Po në ditën që është regjistruar procedimi, kanë shkuar dy prokurorë të çështjes, Hadarmataj dhe Osmani, të cilët kanë qëndruar 3 ditë në Katania, për të parë informacionet e tyre. Gjatë procesit hetimor dhe kur çështja të shkojë në gjykatë aty do shohim provat e reja,” tha Hoxha.

http://www.balkanweb.com/site/artan-hoxha-prokuroria-e-katanias-ka-nisur-hetim-per-tahirin-por-ska-lidhje-me-dosjen-e-bujshme/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej