Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Florenc Hoxhën, 34 për inspektorët e INUV

Nga Ejona 0

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 34 vite burg për 17 inspektorë të INUV të Bashkisë Tiranë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mes të pandehurve është edhe ish-drejtori Florenc Hoxha, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyra publike për 3 vjet. 17 të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtruar që të kenë mundësi të përfitojnë uljen e dënimit më 1/3.

Sipas hetimeve këta punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Tiranë kanë shpërdoruar detyrën 690 herë, duke lejuar ndërtime të paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej