Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Prokurori 18 mijë euro ryshfet për një çështje/ Manjani: Hetim të thellë dhe të plotë

Nga Klodiana 0

Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” një ryshfet prej 18 mijë eurosh që ka dhënë për zhbllokimin e një shume parash prej 120 mijë eurosh të ardhura nga jashtë vendit.

Prokurori i denoncuar është Ardian Braho, të cilit i paguhen 18 mijë euro për të hequr sekuestron mbi një sasi parash të sekuestruara me dyshimin si para të fituara në aktivitet kriminal.

Personi paguan një oficer të policisë gjyqësore, i cili është sekseri paratë të ndara në 4 pjesë, 3 nga 5 mijë euro dhe 1 nga 3 mijë euro. Pas marrjes së parave oficeri i premton qytetarit heqjen e menjëhershme të sekuestros. Ai thotë se shkresa shkon sot dhe paratë janë të lira.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar menjëherë në lidhje me publikimin e video skandalit.

Ministri ka  kërkuar një hetim të thellë dhe të plotë të prokurorisë për këtë çështje. Nga ana tjetër ai tha se veprimi i ligjit është domosdoshmëri në këtë rast.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej