Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Procedurat/ Lejet e drejtimit për 16 vjeçarët

Nga Klodiana 0

Prej 1 janarit patenta e re për leje drejtimi ka një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme si dhe ka më shumë elementë sigurie.

“Tarifat e reja të shërbimit për testimin apo edhe pajisjen me leje drejtimi nuk ndryshojnë. Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë mbi 16-vjeç”, thekson Drejtuesit e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Leja e drejtimit të kategorisë AM jepet për personat me moshë mbi 16-vjeç, të cilët kanë të drejtën të drejtojnë çiklomotorë, mjete me motor cilindirata e të cilave është deri në 50 kubikë dhe që realizojnë shpejtësi deri në 25 deri në 45 km/orë.

Kush do të drejtojë makinë automatike mund të marrë një patentë të posaçme më lehtë se sa makina standarde, por nuk mund të drejtojë makina të tjera.

Lejet aktuale të drejtimit do jenë të vlefshme deri në përfundim të afatit të saj. Lejet e reja të drejtimit, sipas përfaqësuesve të shërbimit të transportit rrugor, krijojnë kushtet për t’u njohur më vonë edhe në shtetet e Bashkimit Europian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej