Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Problemet nga moti i keq/ 200 forca ushtarake në Lezhë për përmirësimin e situatës

Nga Ejona 0

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Me kërkesë të Emergjencave Civile rreth 200 forca ushtarake së bashku me mjete të rënda janë dislokuar në Lezhë, duke punuar për rikthimin e normalitetit në shumë zona ku janë konstatuar probleme.

Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj thotë se ndërhyrje ka patur në argjinatura rrugë dhe ura të dëmtuara gjatë ditëve me reshje. Nga të dhënat e fundit mësohet se sipërfaqet e tokave të përmbytura janë reduktuar ndjeshëm si pasojë e ndërprerjeve të reshjeve gjatë ditës së diel.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>