Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Probleme në kalanë e Beratit, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë rrugën

Nga Klodiana 0

Reshjet e dendura që kanë rënë dy ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e kalasë së Beratit.

Masivë dheu dhe gurë që janë shkëputur nga shkëmbinjtë kanë rënë në rrugë duke vënë në rrezik kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Ky është i vetmi aks rrugor që e lidh Beratin me Poliçanin dhe Skraparin. Policia rrugore ka ngritur postblloqe përgjatë rrugës që paraqet probleme për të shmangur kaos në trafik. Ndërkohë, firmat e mirëmbajtjes janë duke punuar për largimin e dheut dhe gurëve nga rruga.

mmhttp://top-channel.tv/2017/12/17/probleme-ne-kalane-e-beratit-gure-dhe-shkembinj-bllokojne-rrugen/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej