Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Privilegjet fiskale janë me zarar

Nga Media 0

Nga Klodian Tomorri

Parlamenti miratoi ndërtimin e një kulle 350 metër të lartë në mes të Tiranës. Përmes një kontrate të paprecedentë, një kompanie private ju dha me ligj e drejta për të mos paguar asnjë taksë për 15 vjet.

Qeveria e argumenton përjashtimin fiskal me faktin se kompania do të investojë 250 milionë dollarë. Veç kësaj, nën të njëjtin argument kompanisë do i jepen edhe 28 mijë metra katrorë tokë falas bash në mes të Tiranës.

Në Shqipëri TAP po investon 1 miliardë dollarë. Shtatkraft në Kaskadën e Devollit 800 milionë dollarë. Asnjë nga këta nuk është përjashtuar nga taksat dhe askujt nuk i është dhënë tokë falas.

Në Shqipëri kanë ardhur në vitet ‘90, kur vendi ishte gërmadhë dhe në ’97. kur vendi ishtë në flakë, kompani nga më të njohurat në botë. Ka ardhur Coca Cola, Lufthansa, Raiffeisen e shumë të tjerë. Asnjërës nga këto nuk i janë falur taksa.

Edhe kur investimi është stratëgjik, pra që ka rëndësi të madhe për ekonominë, edhe atëherë, maksimumi i koncesioneve që jep shteti, janë lehtësirat e karakterit procedurial.

Nuk është rastësi që deri më tani nuk i kanë falur askujt taksa. Përjashtimet fiskale janë një praktike shumë e dëmshme, të cilat shtrembërojnë konkurencën dhe hapin rrugë për punë të këqija.

Nuk është investim në sektor strategjik. Po ndërtojnë një miniparajsë fiskale mu në zemer të kryeqytetit. Dhe ku? Në retail dhe real estate.

Unë nuk e di se si Ministria e Financave ka dhënë lejen për këtë precedent. Supozoni sikur të gjithë investitorët e huaj të kërkojnë të njëjtat kushte për të investuar në Shqipëri.

Supozoni sikur të gjitha kompanitë e fasonerisë që punësojnë dhjetëra mijëra vetë dhe gjenerojnë 1 miliardë dollarë eksporte në vit të kërkojnë përjashtim nga taksat. Call Center-at, invesimet në energjetikë e kështu me radhë. Kush do të paguajë taksa në këtë vend? Do taksojmë rrogat e fukarenjve.

Mos e çani sistemin tatimor! Ah dhe shkoni pyeteni pak FMN-në ça mendon për këtë punë?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej