Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Pritshmëritë e Turqisë nga Presidenca Trump

Nga Skenderi 0

Bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe ekstradimi i Fethullah Gylenit janë dy pritshmëritë kryesore të Turqisë nga administrata e re amerikane sipas deklaratave të zëdhënësit të presidencës turke, Ibrahim Kallën për televizionin “A Haber”.

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) deklaroi pritshmëritë e Turqisë nga administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Kallën vuri theksin në dy pika kryesore: një luftë të përbashkët kundër terrorizmit, siç i ka hije marrëdhënies së aleancës dhe riatdhesimi i kreut të Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO), Fethullah Gylen.

Kallën shprehu edhe një herë vijën e kuqe të Turqisë në lidhje me PYD-YPG.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën aktualitetin e vlerësoi për televizionin “A Haber”.

Kallën reagoi edhe ndaj deklaratës së raportueses së Turqisë në Parlamentin Europian, Kati Piri, e cila kishte thënë: “Përgjigja e vetme që do të japim (si BE) është të ngrijmë marrëdhëniet”.

Ibrahim Kallën reagoi edhe ndaj kritikave që i vijnë Turqisë për operacionin antiterror që është kryer kundër partisë HDP.

Në lidhje me këtë Kallën rikujtoi operacionin e kryer kundër Partisë së Agimit të Artë në Greqi.

Pa përmendur emër zëdhënësi Kallën kritikoi edhe qëndrimin e Gjermanisë ndaj Xhan Dyndarit (Can Dündar), për të cilin është nxjerrë urdhërarrest.

/ trt.net.tr/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>