Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Prioritetet dhe minoritetet, Kotzias: Raport në Bruksel për pakicat

Nga Klodiana 0

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane.	/r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i pyetur se cili është mesazhi nga Samiti joformal i 28 ministrave të Jashtëm të BE-së, ka deklaruar se përveç përpjekjes së BE-së për të ripërcaktuar dhe kërkuar objektivat e bashkëpunimit në nivelin euroatlantik, aty është diskutuar për vendet ballkanike, ku ka pasur një referencë për disa çështje që janë krijuar në lidhje me Shqipërinë, si dhe me rajonin në përgjithësi.
Ministri grek i është përgjigjur akuzave të ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, e cila e cilëson mungesën e një kritike sado të vogël për Shqipërinë në raport, në lidhje me “çështjen çame” apo mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si një humbje për diplomacinë greke.

Kotzias ka deklaruar se opozita konservatore duhet të shohë se qeveria “Tsipras”, prej fillimeve të saj në vitin 2015 ka dërguar raporte të plota dhe konkrete në BE, për sa i përket të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Gjithashtu, i pyetur nëse Athina mbështet pozicionimin e Holandës, që hapja e negociatave të fillojë pas zgjedhjeve në Shqipëri, Kotzias është përgjigjur:
“Pozicionimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të pesta kushtet e përcaktuara dhe jo vetëm një, atë që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që procedura e integrimit në BE të jetë thelbësore”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>