Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Prindërit me më shumë se dy fëmijë në shkollë përfitojnë librat falas

Nga Klodiana 0

Çdo familje që kanë më shumë se dy fëmijë në shkollë përfitojnë librat falas për fëmijën e trete apo dhe më shumë.

Drejtoria e Sistemit Parauniveristar sqaron se çdo fëmijë, i tretë, i katërt apo i pestë i mbulohet kostoja e tekstit shkollor.

Sipas Sallakut kategoritë që përfitojnë libra falas janë shtuar pasi përveç fëmijëve me statusin e jetimit, të verbër, romë  janë shtuar: Fëmijët e egjiptiane, ata që vijnë nga familje që në përbërjen e tyre kanë persona me aftësi të kufizuara apo fëmijët e policëve të rënë në detyrë.

Prindërit  të cilët përfitojnë librat falas duhet të bëjnë kujdes kur  blejnë libra pranë operatorit pasi duhet të pajisen me faturën përkatëse në mënyrë që më pas të përfitojnë kompensim.

Fëmijët të cilët ndodhen në institucionet e paraburgimit si dhe ata të cilët gjenden të shtruar në shërbimin onkologjik u shkojnë librat atje me kërkesë të këtyre institucioneve.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej