Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Princi Harry në një lidhje me Meghan Markle

Nga Klodiana 0

Pallati Kensington konfirmon lidhjen “prej disa muajsh” të Princit Harry  me aktoren Meghan Markle. Në një deklaratë për shtyp thuhet se Harry, “është i shqetësuar për sigurinë e zonjushës Markle dhe është thellësisht i zhgënjyer që nuk ka mundur ta mbrojë atë”.

“Nuk është e drejtë që disa muaj lidhje me të zonja Markle të jetë subjekt i një stuhie të tillë”. Më pas thuhet se princi Harry nuk e sheh “si lojë, por është jeta e saj dhe e tij”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila është mjaft e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në dramën amerikane, Suits, mendohet të jetë takuar me princin gjatë vizitës së tij në Toronto në maj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>