Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Prezantohet plani i përgjithshëm vendor, Veliaj: 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën

Nga Ejona 0

 

Është prezantuar këtë të hënë në Tiranë Plani i Përgjithshëm Vendor. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se janë 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën, duke e kthyer në një metropol të denjë për qytetarët që jetojnë aty cdo ditë, por dhe për të huajt si vizitorë.

Plani në fjalë synon së pari zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe më pas ato të bizneseve. Qëllimi i këtij plani urbanistik te realizuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj konsiston në thithjen e banorëve të zonave të tjera urbane të Shqipërisë, drejt jetesës në kryeqytet pasi do të ofrojë të gjitha normat e duhura të jetesës shembull.

“Deri më sot kemi patur plane urbanisitike në interes të lejeve të ndërtimit. Por bashkia nuk është një zyrë vetëm për ndërtuesit. Ne kemi një plan që akomodon interesat publike, por nuk përjashton as ndërtuesit”, ka thënë Veliaj.

Ai ka shtuar se plani urbanistik synon ta bëjë qytetin më njerëzor. “Bashkia po kërkon aplikimin e një zone të lirë ekonomike në Tiranë”, ka thënë më tej Veliaj.

Projektet synojnë të shndërrojnë zona dhe probleme si:

  1. Piramida
  2. Investimi per gjeneraten e re
  3. Strehimi, Veliaj: Tirana magnet, te terheqim sa me shume drejt kryeqytetit
  4. Banesat sociale, jo në geto
  5. Gjelbërimi
  6. Unaza 2 dhe Unaza 4, rritje te transportit ruban

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej