Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Prezantohet aplikacioni OSHEE Mobile, Gjiknuri: Denonconi problemet me energjinë

Nga Skenderi 0

Qytetarët tashmë mund të kryejnë shërbimet online në telefonin e tyre si për shembull të kontrollojë konsumin dhe faturën mujore, apo të kryejë pagesa të faturave pa komision pa patur nevojë të shkojnë në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, nëpërmjet aplikacionit OSHEE Mobile.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela kanë ndjekur nga afër prezantimin e aplikacionit.

Me anë të aplikacionit OSHEE Mobile çdo përdorues i një telefoni “smart” mundet të regjistrohet për të patur llogarinë online pranë kompanisë; të kontrollojë konsumin dhe faturën mujore; të kryejë pagesa të faturave pa komision; të kryejë një kërkesë apo ankesë si dhe të ndjekë statusin e saj; të aksesojë portalin e punësimit dhe aplikojë për një vend pune pranë kompanisë.

Gjithashtu krijohet mundësia që të denoncohet çdo abuzim me të cilin ndeshet qytetari duke e shoqëruar me fotografi dhe të dhëna konkrete. Qytetarët mund të shikojnë në hartë dhe informohen edhe mbi Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit apo aktivitetet e produktet e Operatorit të Shpërndarjes.

Për Ministrin Gjiknuri këto investime janë shumë të rëndësishme pasi në qendër të tyre është klienti. Qytetarët e kanë mirëpritur investimin në teknologji dhe gjithnjë e më shumë po përdorin format alternative të pagesave dhe informimit”, u shpreh Gjiknuri.

Duke ju referuar  OSHEE Mobile, ai theksoi se “Aplikacioni është mundësi e mirë për të gjurmuar ankesa, për të kryer denoncimin në kohë reale duke dhënë mundësinë e ndjekjes së saj, ndëshkimin e personave përgjegjës dhe zgjidhjen e problemit. Përmes denoncimeve do ti jepet mundësia kompanisë të korrigjojë edhe performancën e saj”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>