Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Prezantimi i buxhetit/ Veliaj viziton njësinë nr.2

Nga Rexhina Biba 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar pasditen e kësaj të mërkure buxhetin e institucionit në njësinë numër 2 të kryeqytetit.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, Veliaj ka theksuar se, për njësinë 2 ishin premtuar 182 milionë lekë investime, të cilat sipas tij u shumëfishuan.

Ai ka thënë se, njësia numër 2 do të përfitojë nga bulevardi i ri, pasi do të lehtësohet trafiku në këtë zonë.

Ndër të tjera, Veliaj ka bërë me dije se, bashkia ka filluar tashmë rikualifikimin urban të blloqeve 40, 41 dhe 42, por ka hasur probleme me shpronësimet.

Sa i takon punimeve në sheshin “Skënderbej”, kryebashkiaku ka nënvizuar se, “janë marrë masa që zhvendosja e trafikut të jetë minimale”.

Këndet e lojrave për fëmijët kanë qenë një tjetër pikë e prekur prej tij, për të cilën ka thënë se, pas suksesit me parkun e Liqenit do të merren donacione për ndërtimin e këndeve të tjera.

Ndërkohë, kryebashkiaku ka premtuar ndërhyrje edhe në infrastrukturën shkollore, duke premtuar ndërtimin e shkollës “Kosova” dhe ndërhyrjen tek Shkolla e Baletit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>