Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Presioni ndaj shitësve ambulantë: Na e marrin mallin si qen, sillen si serbë me ne

Nga Media 0

Tregtarët ambulantë ankohen për aksionet e Policisë Bashkiake, ku punonjësit e saj u marrin me forcë prodhimet e tyre. Gjobat janë një tjetër shqetësim që ata ngrejnë. Të vetëdijshëm se nuk mund të tregtojnë në rrugë, ata thonë se i detyron nevoja.

Me disa kokrra limonë, pak gjalp e fasule në çantë, Aishja 84-vjeçare lë çdo mëngjes Krujën dhe vjen në një nga tregjet e kryeqytetit.

Nga shitja e këtyre prodhimeve thotë se mund të sigurojë vetëm bukën e ditës, pasi pjesën tjetër të fitimit e përdor për të mbuluar koston e rrugës.

Por jo gjithomnë ia del pasi ka raste kur gjithë çfarë ka përfundon në duart e Policisë Bashkiake.

Aishja, tregtare: “Me forcë ta kap si qen, ta kap mollën.”

Gazetarja: “Ju çfarë bëni në momentin që ata vijnë?”

Aishja: “I shkojmë u themi ‘ma jep, ma jep’, e s’ta jep”.

Shqetësimi i Aishes është i të gjithë shitësve ambulantë që shesin përgjatë rrugëve të Tiranës.

Por përveç gjobave që janë të barabarta me fitimin, ata ankohen për forcën dhe terrorin që përdor Policia Bashkiake ndaj tyre.

Tregtari: “Tama si serbi që sulmonte kosovarët. Vijnë na i marrin me forcë, 3 a 4 veta, na shtyjnë. Pension s’kemi, gjë s’kemi, ne ilaçet na bëjnë 100 mijë lekë. Me se do të rrojmë? Dalim nga e keqja.”

Për ti dhënë zgjidhje situatës, Bashkia ka ofruar tregjet e ndërtuara së fundmi, në të cilat këta tregtarë refuzojnë të shkojnë pasi taksa që duhet të paguajnë është shumë e lartë.

Tregtarja: “Ata bëjnë punën e vet, por ne shesim këtu, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Ndonjëherë na bërtasin, ndonjëherë s’na bërtasin ne që s’kemi tezga.”

Tregtari: “Rrugës nuk duhet të shesësh, por nevoja në bie këtu.”

Sekuestrimi me forcë i prodhimeve të tregtarëve dhe sjellja jo njerëzore e punonjësve të Policisë Bashkiake është denoncuar shpesh herë edhe në rrjetet sociale permes videove.

Por nga ana e saj vetë Bashkia i justifikon këto aksione me kauzën e mbajtjes pastër të qytetit dhe tregtimin në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare.

http://www.oranews.tv/article/presioni-ndaj-shitesve-ambulante-na-e-marrin-mallin-si-qen-sillen-si-serbe-me-ne

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej