Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Presidenti serb Tomislav Nikolic anulon vizitën në Kosovë “për arsye të panjohura”

Nga Ejona 0

 Mediat serbe kanë njoftuar se Nikolic ka anuluar vizitën në Shtërpce për arsye ende të panjohura. Por, sot burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se atij nuk i është lëshuar leje për të hyrë në Kosovë.

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka anuluar vizitën e paraparë për të premten në komunën me shumicë serbe të Kosovës, Shtërpcë. Lajmin e ka dhënë portali serb ‘Blic.rs’, duke u thirrur në burime të veta, përcjell në shqip Gazeta Express.

Ky medium i Beogradit thotë se arsyet e anulimit të kësaj vizite janë të panjohura.

Nga ana tjetër, burime të Gazetës Express, gjatë ditës, kishin thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk kishte dhënë aprovim për lejimin apo jo që presidentit Tomislav Nikoliq, të vizitojë Shtërpcën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej