Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Presidenti serb: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje paqeje për 200 vjet

Nga Klodiana 0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian është “gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën”.

BE-ja është duke ndërmjetësuar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Evropë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.
“Kemi konflikt të ngrirë për shumë vite. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm? Nuk mendoj. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme. Me shqiptarët, mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vjetët e ardhshëm, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa kompromise”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti se Rusia e armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej