Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Presidenti i Partizanit të Beogradit: Jam i mahnitur nga mikpritja shqiptare, do të ishte turp nëse ne sillemi ndryshe në Serbi

Nga Klodiana 0

Presidenti i Partizanit të Beogradit, Milorad Vuçeliç, në një intervistë për mediat para ndeshjes me Skënderbeun ka treguar së është mjaft i kënaqur nga mikpritja që i është bërë në Shqipëri. Vuçeliç rrëfen se organizimi ka qenë në kushtet maksimale dhe se në Shqipëri janë ndjerë shumë të sigurtë.

69-vjeçari shpreson që në ndeshjen e kthimit njerëzit në Beograd të tregojnë të njëjëtn mikpritje për shqiptarët. Në rast se kjo nuk ndodh, ai thekson se do të ishte një turp për bashkëkombasit e tij.
“Jam pritur shumë ngrohtësisht, ndihemi të sigurt, vendasit janë treguar shumë dashamirës. Organizimi është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe jam i çuditur pozitivisht. Ndonëse rruga nga aeroporti në hotel ishte me shoqërim policor, asgjë nuk dukej kërcënuese, por normale. Më duhet të përgëzoj vendasit.

Partizani do të bëjë maksimumin që ata të ndjehen në Beograd ashtu si ne në Tiranë. Por nuk është vetëm klubi, është i gjithë kombi. Jam i sigurt se të gjithë do të jemi të vëmendshëm. Shpresoj që tifozët tanë të dëgjojnë gjithçka që kam thënë, ashtu si edhe përshtypjet që kemi marrë nga njerëzit që janë këtu me ne.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshje, por unë pres që stadiumi të jetë po kaq normal. Unë besoj se njerëzit tanë do të kuptojnë që sporti është diçka që bashkon njerëzit. Nuk mund të largohemi nga njëri-tjetri, duhet të jetojmë së bashku në Ballkan. Unë shpresoj që njerëzit tanë në Beograd do të tregojnë se ata janë mikpritës të mirë gjithashtu. Gjërat duhet të shkojnë në rrugën e duhur. Do të turpërohesha nëse gjërat do të shkonin ndryshe”, u shpreh Milorad Vuçeliç.

/Panoramasport

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej